Klosi i bashkohet aksionit të pastrimit në Rrogozhinë

schedule13:41 - 21 Prill, 2018

schedule 13:41 - 21 Prill, 2018

Pushteti qendror dhe ai vendor po marrin të gjitha masat që çdo plazh të jetë i pastër përgjatë gjithë sezonit turisitik. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, deklaroi se aksioni i pastrimit të zonave bregdetare dhe  brigjeve të lumenjeve do të vijojë përtej ditës së tokeës më 22 Prill.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit premton një Shqipëri më të pastër këtë sezon turistik. Ministri Blendi Klosi iu bashkua aksionit të pastrimit që po zhvillohet në kuadër të javës së tokës në plazhin e Vile Bashtovës në Rrogozhinë.

 “Falë edhe aksionit “Pastrojmë Tokën që duam”, ne arritëm që të dëshmojmë që Shqipëria mund të jetë shumë e pastër dhe sezoni turistik në vitin 2018 do të jetë sezoni më i pastër turistik. Padyshim ka shumë punë të tjera në këtë plazh që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe sigurinë e plazhit, ka të bëjnë me derdhjen e ujërave të zeza, kanë të bëjnë me problematikat mjedisore të vetë plazhit dhe gjithë bregdetit por për të gjitha këto së bashku me prefektët dhe kryetarin e bashkisë kemi një plan të detajuar që gjatë gjithë sezonit të verës do të kemi një punë intensive në çdo plazh të vendit.”

Plazhi i Vilë Bashtovës është pjesë e planit të pastrimit për qarkun e Tiranës ku 12 segmente janë planifikuar për t’u pastruar vetëm javën e tokës./abcnews.al