Klosi i bashkohet aksionit të mbjelljeve në Shkodër

schedule18:44 - 18 Shkurt, 2019

schedule 18:44 - 18 Shkurt, 2019

120 fidane i janë shtuar landfillit të rehabilituar në Shkodër. Grupit të vullnetarëve iu bashkua dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, i cili tha se po planifikohet nisja e punës për të rehabilituar dhe pesë venddepozitime të tjera  ilegale të mbetjeve urbane. Ndërkohë, ministri i Mjedisit dhe Turizmit deklaroi se prej kohësh i ka kërkuar pushtetit lokal në të gjithë vendin  të marrë përgjegjësi për menaxhimin e mbetjeve urbane por në shumë qytete ky problem ende nuk është zgjidhur. “Nëse kryebashkiakët nuk do të veprojnë,- tha Klosi, –  Ministria do të kërkojë penalizimin e tyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!