Klosi bën premtimin pa lejen e Ramës: Sëbashku do të kthejmë sytë nga zonat rurale

schedule16:50 - 16 Prill, 2021

schedule 16:50 - 16 Prill, 2021

Takimi elektoral i radhës i Partisë Socialiste ishte në qytetin e Beratit.

Blendi Klosi gjatë fjalës së tij u shpreh se falë kryeministrit Edi Rama Berati ka pësuar ndryshime rrënjësore.

Ndërsa përmendi turizmin dhe agroturizmin, Klosi theksoi se vizioni i Ramës i ka dhënë këtyre dy sektorëve një zhvillim të jashtëzakonshëm.

Klosi nuk ngurroi të premtonte edhe përkrahjen për fshatin, ndërsa theksoi: “Një premtim po jap edhe pa lejen e kryeministrit, të pestë mandatet tona në parlament apo edhe 6 siç thotë Nasipi do të jemi bashkë për të kthyer sytë nga zona rurale. Fshati i Beratit, i gjithë qarkut tonë do të marrë shumë investime sepse ka nevojë të jetë i bashkuar me PS”,tha ai.

“Do të mbledhim çdo votë për të falënderuar Edi Ramën për vizionin e tij. Sot falë lidershipit të tij në këtë qytet kemi prekur turizmin që ka marrë zhvillim të jashtëzakonshëm. Po ashtu agroturizmi ka marrë një zhvillim të ri. Ne sot jemi në këtë betejë për të siguruar një fitore spektakolare nga Berati.  Ne do të vazhdojmë ti përkushtohemi qytetarit të thjeshtë. Një premtim po jap edhe pa lejen e kryeministrit, të pestë mandatet tona në parlament apo edhe 6 siç thotë Nasipi do të jemi bashkë për të kthyer sytë nga zona rurale. Fshati i Beratit, i gjithë qarkut tonë do të marrë shumë investime sepse ka nevojë të jetë i bashkuar me PS”, shtoi më tej Klosi.

Nasip Naço kërkoi nga qytetarët që të votojnë në 25 prill. Ai gjithashtu nuk la pa përmendur largimin e tij nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim, me arsyetimin se vitet e fundit po bënte eksperimente të dështuara.

“Sot dua të jap kontributin tim bashkë me dhjetëra anëtarë të LSI-së. Dua të falënderoj Ramën që më ka hapur derën dhe më takon mua për t’i shtuar vlerën kësaj force politike. Edi Rama meriton më shumë unë i besoj sepse kam qenë krah tij. Votat e marra ne do t’jua kthejmë sepse ju e meritoni”, tha Naço.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!