“Klopp trajneri më i mirë”, Lewandowski zbulon anën e panjohur të gjermanit

schedule21:58 - 4 Gusht, 2020

schedule 21:58 - 4 Gusht, 2020

Robert Lewandowski punoi katër vite me Jurgen Klopp te Borussia Dortmund. Së bashku fituan dy herë Bundesligën, një Kupë Gjermanie, një Superkupë dhe arritën në finalen e Champions League në sezonin 2012/2013.

Goleadori i Bayern Munchen ka punuar edhe me Pep Guardiolën te Bayern Munchen. Spanjollin e vlerëson shumë, por në vend të parë qëndron trajneri i Liverpool. Në një prononcim për ESPN, Lewandowski zbulon edhe disa anë të panjohura të Klopp.

Trajneri im i preferuar është Jurgen Klopp, ndërsa pas tij vjen Pep Guardiola. Klopp ka dy fytyra. Ai është kaq i mirë me lojtarët dhe sillet sikur të ishte babai i tyre. Por, gjithçka ndryshon në momentin që luan rolin e trajnerit.

Mund të të thojë gjithçka, dhe nuk po flas për komplimente… Jurgen di si të flasë për gjërat e këqija, por askush nuk i motivon lojtarët më shumë se ai. Stili i tij funksionon për mrekulli, sepse ai di si ‘t’i prekë telat’.

E kupton se kur duhet t’i bëjë presion një lojtari dhe e kundërta, kur duhet ta lehtësojë disi dozën. Jurgen e bën punën e tij në mënyrë të jashtëzakonshme. Në të njëjtën kohë është një person i mrekullueshëm”, deklaron bomberi polak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!