“Unë di vetëm se Manchester United ka pasur më shumë penallti në dy vitet e fundit se ne në pesë vite e gjysmë“, u shpreh Jurgen Klopp pas humbjes 1-0 që pësoi Liverpool në fushën e Southampton të hënë në mbrëmje.
Një deklaratë që nuk është pritur aspak mirë në kampin e “Djajve të Kuq”, teksa e menjëhershme ka qenë përgjigja e Ole Gunnar Solskjaer. Trajneri i United ka reaguar në lidhje me komentin e homologut gjerman.
“Nëse ata duan të harxhojnë kohë duke u marrë me rastet e faulleve në zonë, le ta bëjnë. Unë nuk kam ndërmend të merrem me një gjë të tillë. S’e di pse merren me deklarata të tilla, mbase prej faktit që një gjë e tullë funksionoi me Lampard sezonin e kaluar në gjysmëfinalen e FA Cup.
Ndoshta kjo është një mënyrë që Klopp ka zgjedhur të ndikojë që arbitrat të kthehen kundër nesh. Nuk e di, por nuk më intereson aspak të them të drejtën“, thekson trajneri norvegjez i Manchester United. /abcnews.al