Robbie Fowler ka zbuluar një sekret të Jurgen Klopp. Ish-sulmuesi i famshëm i Liverpool-it gjatë viteve 1993-2001 dhe 2006-2007, sot trajner i australianëve të Brisbane Roar, ka dhënë një prononcim për Mirror.
44-vjeçari risjell një bisedë të bërë disa vite më parë me trajnerin e “The Reds”. Në drejtim të Klopp kishin ardhur dy oferta tunduese, por ai i refuzoi. Ajo që të befason më shumë është shpjegimi i gjermanit, i cili tregon edhe njëherë se pasioni është baza e punës së tij.
“Kam bërë një intervistë me të para disa vitesh dhe më zbuloi se kishte refuzuar ofertën e dy klubeve shumë të pasura. Njëri ishte Manchester United, tjetri, me shumë mundësi, Real Madrid. Jurgen më shpjegoi se nuk e pranonte dot faktin që këto klube interesoheshin vetëm për pjesën komerciale”, thekson Robbie Fowler. /abcnews.al