Liverpool zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Atletico Madrid, por skuadra e Jurgen Klopp u dorëzua në shtesa. Spanjollët përmbysën rezultatin, fituan 2-3 në shtesa dhe u kualifikuan në çerekfinaket e Champions League.
Trajneri gjerman akuzoi Atleticon për lojën mbrojtëse, por Klopp ka përfunduar nën shënjestrën e anglezes The Times, që nuk i pranon kritikat e Klopp, e qorton atë dhe futet në analizë taktike.
LEXO EDHE: Shfryn Jurgen Klopp: Nuk e kuptoj si Atletico bën këtë lloj futbolli!
“Nuk është faji i Simeones nëse Joao Felix u gjend i lirë në mes të fushës pas gjuajtjes së Lodit, nuk është faji i Simeones nëse Henderson e lejoi Llorente t’i afrohej zonës. A nuk duhej që Alexander-Arnold të largonte topin më vend që t’ia pasonte Adrian, i cili nuk është aq i sigurt sa Alisson? Klopp mund të mos e pëlqejë atë që simbolizon Atletico Madrid, por ka gjëra që Liverpool duhet t’i mësojë nga rivalët”, shkruan gazeta e njohur. /abcnews.al