Manchester City vazhdon të fitojë dhe është shumë pranë titullit të tretë në katër vitet e fundit. Trajneri i rivalëve të Liverpool, Jurgen Klopp e di mirë se skuadra e Pep Guardiola nuk do e heqë këmbën nga gazi.
Trajneri gjerman shprehet se është shumë e vështirë përballesh me një skuadër të tillë dhe tregohet i sinqertë kur shprehet se e mira e kësaj gare është fakti se përballet me djemtë e Guardiolas vetëm dy herë në vit.
“Premier League bëhet çdo ditë e më e vështirë sepse Manchester City nuk ndalet asnjëherë. Kjo është e qartë. Ata nuk u ndalën dhe nuk do të ndalen kurrë. Ata vazhdojnë pas çdo sezoni ta mbajnë këmbën e gazit “deri në fyt”. E mira e kësaj është që ne përballemi me Cityn vetëm dy herë në vit”, shprehet Klopp. /abcnews.al