Klopp i çon me “pushime”, portieri Alisson ka një kërkesë të veçantë

schedule09:08 - 7 Shkurt, 2020

schedule 09:08 - 7 Shkurt, 2020

Portieri i Liverpool, Alisson Becker, është një nga më të mirët në botë në rolin e tij dhe me të kuqtë e Jurgen Klopp, po bën ndeshje të shkëlqyera. Liverpool nuk njeh humbje prej më shumë se 40 ndeshjesh dhe meritë kryesore, ka padiskutim edhe gardiani brazilian.

Pas kalendarit shumë të ngjeshur në dhjetor dhe janar, Klopp i ka thënë lojtarëve të bëjnë disa ditë pushim, me shumicën e futbollistëve që janë rikthyer në shtëpitë e tyre. Alisson, ashtu siç pritej, ka udhëtuar në Brazil.

Ajo që nuk pritej megjithatë, është fakti që portieri të vazhdojë stërvitjen me ritëm të plotë. Mediet në Brazil kanë zbuluar se Alisson i ka kërkuar trajnerit Klopp që t’i japë leje të stërvitet me Fluminense, klub ku luan vëllai i tij, Muriel Becker. Kërkesë kjo që tregon se Alisson është një profesionist i vërtetë dhe se pushimet për të, ekzistojnë vetëm në verë…/abcnews.al