Klopp: Darwin Nunez? Duhet të jeni të durueshëm, i duhet pak kohë të përshtatet!

schedule22:40 - 3 Tetor, 2022

schedule 22:40 - 3 Tetor, 2022

Në barazimin 3-3 që Liverpool mori ndaj Brighton, Darwin Nunez hyri si zëvendësues në minutën e 89-të të takimin, shumë pak minuta në dispozicion për të treguar vetën.

Por forma e treguar nga ish-sulmuesi i Benficas nuk e shqetëson aspak Jurgen Klopp, i cili pas këtij barazimi do të deklaronte se akoma i duhet kohë lojtarit të ambientohet me Premier League dhe se të gjithë duhet të jenë pak më të durueshëm.

“Duhet të jemi të durueshëm me Darwin Nunez, ai është ende duke u përshtatur. Është me të vërtetë e rëndësishme në situatën tonë që ai të mos shqetësohet dhe Darvini nuk duket sikur po shqetësohet. Lojtarët e rinj vijnë dhe ne duam që ata të shkëlqejnë menjëherë, por ne jemi të qetë”, ka deklaruar tekniku i “The Reds”. /f.a/abcnews.al