Që prej 8 tetorit të vitit 2015, tekniku gjerman është në krye të “gjigantëve” anglezë, të Liverpool, teksa nën drejtimin e tij ka arritur t’i kthejë të “Të Kuqtë” e Premier League, aty ku e kanë vendin, në “majat” e futbollit evropian, duke i shndërruar në një ekip komeptitiv e tepër argëtues për t’u ndjekur.
Mirëpo, teksa gjithçka po shkonte mirë këtë sezon, me skuadrën, që arriti finalen e parë të këtij sezoni, atij të EFL Cup, 56-vjeçari gjerman ka bërë një deklaratë shokuese, mesditën e kësaj të premteje, teksa ka njoftuar tifozët e “Të Kuqve”, se pas një bisede me drejtuesit e klubit ka vendosur të lërë detyrën e tij, në fundin e sezoni, pas plot 8 vitesh, teksa në fjalët e tij për mediat nënkupton se është disi i lodhur nga puna e trajningut.
“Unë mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz në këtë moment, kur e dëgjoni për herë të parë, por padyshim që unë mund ta shpjegoj ose të paktën të përpiqem ta shpjegoj. Më pëlqen absolutisht gjithçka për këtë klub, më pëlqen gjithçka për qytetin, më pëlqen gjithçka për tifozët tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Unë dua gjithçka. Por që unë ende e marr këtë vendim tregon se jam i bindur se është ai që duhet të marr. Është se unë jam, si ta them, po më mbaron energjia.
Nuk kam asnjë problem tani, padyshim, e dija që më gjatë se do të më duhet ta shpallja në një moment, por tani jam absolutisht mirë. E di që nuk mund ta bëj punën përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri. Pas viteve që patëm bashkë dhe pas gjithë kohës që kaluam bashkë dhe pas të gjitha gjërave që kaluam së bashku, respekti u rrit për ty, dashuria u rrit për ty dhe më e pakta që të detyrohem është e vërteta dhe kjo është e vërteta”,- u shpreh tekniku gjerman.
Ndërkaq, përgjatë kohës së tij, në Premier League, Jurgen Klopp solli në “Anfield Road” plot 7 trofe, 1 Premier League, 1 UEFA Champions League, 1 FA Cup, 1 EFL Cup, 1 Community Shield, 1 Kupë Bote për Klube dhe 1 Superkupës Evrope, duke fituar praktikisht çdo trofe të mundshëm, në kompeticionet ku ka marrë pjesë. /i.m /abcnews.al