Klopp akuzoi Atleticon për lojë të pisët, ja si i përgjigjet Thomas Partey

schedule20:30 - 10 Mars, 2020

schedule 20:30 - 10 Mars, 2020

Mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Partey, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së kthimit kundër Liverpool. Atletico fitoi 1-0 ndeshjen e parë, por sfida në Anfield, parashikohet totalisht ndryshe. Këtë gjë e ka pranuar dhe mesfushori Partey, i cili tha: “Është një ëndërr për mua të luaj kundër Liverpoolit në këtë stadium mitik.

Shpresoj që të jetë një ndeshje e paharrueshme për mua dhe një që tifozët e Liverpoolit ta harrojnë sa më shpejt. Joao Felix? Jemi të gjithë bashkë, të gjithë e shtyjmë njëri-tjetrin të përmirësohemi sa më shumë. Ai është një talent i madh dhe që do të na ndihmojë të dalim para.

Koronavirusi? Nëse për sigurinë e ne futbollistëve, vendoset të luhet pa tifozë, atëherë ashtu qoftë. Siguria është numri një. Në këto kohë të vështira, duhet të jemi të gjithë bashkë. Klopp tha që kemi luajtur pisët? Jemi këtu për të bërë punën tonë, kaq”, përfundoi ganez./abcnews.al