Nga Leontina Nika
Në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, studiuesi Vaso Tole, kompozitori Klodian Qafoku së bashku me tenorin Josif Gjipali rijetëzojne këngën-himn “VLORA, VLORA”.
Ky himn u krijua nga shqiptaro-amerikani Thoma Nasi, dirigjenti i Bandës Kombëtare VATRA, bazuar në poezinë e Ali Asllanit. Kompozitori dhe tenori rrëfejnë ekskluzivisht për Abc News, emocionet e këtij bashkëpunimi.
Ky është himni “Vlora Vlora, i krijuar 1 shekull më parë përgjatë luftës së Vlorës, me poezi të Ali Asllanit dhe kompozim të Thoma Nasit.
100 vite më pas rivjen i riorkestruar nga Klodian Qafoku, i cili, për realizimin e tij ka bashkëpunuar me studiuesin dhe muzikologun Vaso Tole dhe, zëmadhin Josif Gjipali.
Nga studio, ku ai ka përfunduar tashmë riorkestrimin , rrëfen edhe momentet e veçanta të këtij himni, i cili vjen pas atij të “Kongresit të Lushnjes”
“Kjo këngë vjen si rezultat i një pune në grup. Është krijuar nga dy atdhetar dhe patriotë të shquar, kompozitorit Thoma Nasi me poezi te Ali Asllanit, ne vitin 1920 , për luften e Vlorës. Është një këngë shumë e njohur, por në vetvete është lënë në harresë. Edhe unë vete për herë të parë e kam dëgjuar, tek filmi, “Ballë për ballë”, është shprehur Qafoku.
Tenori i njohur Josif Gjipali, nga vendlindja, ku po pushon edhe këtë verë pranon se duke qenë se në dejet e tij rrjedh gjak vlonjati, ky himn i rri përshtat karakterit dhe zërit të tij.
“ Ky himn edhe nga ana muzikore si është shkruar, jemi shumë afër karakterit vlonjat. Kur me thanë se do bëjmë himnin e Vlorës mu bë qejfi shumë , pasi është një himn që i rri përshtat karakterit vlonjat por, mbi të gjitha është për një luftë të vendit nga unë vij, ku jam rritur dhe edukuar.”
Qafoku thotë se që në dublen e parë u emocionua nga zëri i tij i madh.
“ Gjithçka ka ndodhur në këtë studio, janë regjistruar dy, tre instrumenta live dhe më pas i kam përpunuar, si kohë më ka marre 1 muaj e gjysëm, për ta riorkestruar,”ka thënë Qafoku.
Ky himn vjen në formë tre dimensionale në këtë përvjetor dhe në dy variante thekson Qafoku.
Sipas Gjipalit, ky himn i krijuar 1 shekull më parë është i përngjashëm me disa kryevepra botërore marciale’
Tashmë , ky himn ka edhe një partiturë për orkestër simfonike.
Muzikanti Klodian Qafoku , pranon se është e domosdoshme , bërja e njohur e veprave historike, për brezin te ri, pasi edhe ai vetë është njohur me këtë himn , nga filmi ” Ballë për ballë i vitit 1979 me skenar të Ismail Kadares dhe regji të Kujtim Cashkut dhe Piro Milkanit
Himni, do të interpretohet live nga tenori Gjipali në shtator , ku do jetë edhe ceremonia e nderimit të luftës së Vlorës që do të organizojë Akademia e Shkencave Sink
Kjo këngë ka qenë pjesë e repertorit të korit Lira të Korçës, Ansamblit të Ushtrisë, Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura dhe korit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pas restaurimit të këngës së Kongresit të Lushnjës, ky është rasti i dytë i rijetëzimit të trashëgimisë historike artistike në fushën e muzikës patriotike./abcnews.al