Sot, Klodian Braho u zgjodh drejtuesi i ri i SPAK, një zhvillim që ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe mediatike.
Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, e cilësoi procesin si të drejtë dhe të barazvlefshëm mes katër kandidatëve me integritet të lartë, duke theksuar se fokusi kombëtar është zhvendosur qartësisht drejt drejtësisë.
Sipas tij, gara këtë herë u zhvillua larg presioneve politike, ndërsa ndërhyrjet diplomatike dhe tensionet e krijuara ishin të panevojshme, pasi kandidatët kishin kredenciale të mjaftueshme për një proces të qetë dhe transparent.
“Ka pasur një zhvendosje për të treguar se ku qëndron pika e gravitetit në të gjitha ngjarjes shqiptare. Sot e gjithë vëmendja e medias nuk ishte paratë, por tek drejtësia dhe te SPA dhe kjo është simbolika për të kuptuat vëmendjen dhe fokusi që ka marrë ky institucion. Ishte një proces i drejtë dhe i kërkuar.
Personalisht unë e kam kuptuar se cili ishte kandidati që kishte shanse më shumë për t’u zgjedhur, që nga fotoja e Ambasadës Amerikane. Nëse në zgjedhjen e Atlin Dumanit ka pasur fjalë për një presion politik për kreun e ri të SPAK dhe ka ndërhyrë ambasadorja e amerikane, kjo fushatë dhe ky aplikim i figurave që të katërta me integritet dhe me stazh ishte e barasvlershme. Në momentin që biem dakord dhe ka dakordësi që mbi kreun e SPAK nuk ka pasur presion.
Kësaj here të katërta figurat ishin të barasvlershme dhe me kredite të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetari i kësaj strukture. Pra nuk kuptohet stresi dhe tendosja e segmentit diplomatik që e luajti lojën sikur këtu ndodheshin para mundësi për trukim letrash, ndërkohë që politikat ishin të larguar. Ka qenë një garë që duhet të lihej të rridhte pa atë lloj stresi dhe parade”, tha Minxhozi./abcnews.al

