Klinti Çollaku reagon për “fitoren” e Anxhela Peristerit në Festivalin e Këngës

schedule11:02 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 11:02 - 7 Dhjetor, 2020

Klinti Çollaku ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për projektin me të cilin konkurron në Festivalin e Këngës këtë vit. I pyetur nga moderatori Alban Musa mbi lajmet që kanë qarkullar se Anxhela Peristeri është përzgjedhur fituese, këngëtari tha se spekulime të tilla lindin çdo herë dhe se janë të pritshme kur bëhet fjalë për emra të mëdhenj si është dhe Anxhela.

Gjithmonë ka kështu lloje thashethemesh dhe kështu thonin kur konkurrova herën tjetër se do të fitonte Soni Malaj por nuk fitoi. Por gjithmonë do të dalë diçka. Anxhela është një artiste që të gjithë e njohin dhe ndikon një emër si ajo, është futur në festival dhe parashikohet që ky emri i madh do ta fitojë. Mund ta fitojë ose jo mbetet për t’u parë.

Mendoj se dëmton kjo gjë sepse po bëj një krahasim të vogël me veten time në The Voice. Fakti që të gjithë filluan duke thënë do ta fitosh ishte dhe stres. Fitova në fund por ishte stres i madh se sa më shumë shenjohet si fitues ka plot shanse që të mos fitojë dhe mund të marrë një barrë më të rëndë emotive.”, u shpreh Klinti.

Gjithashtu, artisti zbuloi dhe 3 këngët që sipas tij janë më të mirat pëe të fituar, dhe bëhet fjalë për projektin e Inis Nezirit, Xhesika Polos dhe Anxhela Peristerit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!