Nga Glidona Daci
Qytetarët të cilat zvarrisin proceset gjyqësore, në mënyrë të pajustifikuar, do të paguajnë më shumë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar tarifa të reja financiarë për personat ose institucionet, të cilat trokasin në dyert e gjykatës, gjatë 2021.
Sipas qeverisë së gjyqtarëve për zvarritje të gjyqit në shkallë e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë, në Apel, 10 mijë lekë në Apel, ndërsa 15 mijë për në gjykatën e Lartë. Juristët Arbër Hoxha dhe Erjon Kullolli janë të ndarë në këtë pikë.
“Duke i vendosur një barrë qytetarëve, po ashtu edhe mbrojtësve të tyre, për aq kohë sa zvarritja e proceseve gjyqësore nuk vjen si rezultat i avokatëve apo palëve private në gjykatë, por vjen si pasojë e mungesave në sistemin e drejtësisë…Mungesa e marrjes së masave ndaj këtyre të fundit na duket e padrejtë,” shprehet avokati Arbër Hoxha.
” Ky vendim është i drejtë, sepse palët që zvarrisin procesin duhet të paguajnë edhe një kosto,” thotë avokati Erjon Kullolli.
Juristët shohin si pozitive përgjysmimin e tarifave për paditë, pasi u jep më tepër akses qytetarëve në drejtësi. Qeveria e gjyqtarëve ka propozuar përgjysmim të çmimeve për disa lloje padish, mes të cilave edhe divorcet.
Kjo pagesë është përgjysmuar nga 3 mijë lek, në 1 mijë e 500 lekë. KLGJ ndër të tjera ka propozuar që kërkesat për përjashtim të gjyqtarëve të bëhen me pagesë.
Tarifa që do të paguajnë qytetarët për shkallën e parë, do të jetë 1 mijë e 500 lekë ndërsa për Apelin dhe Gjykatën e Lartë do të jetë 2 mije e 500 lekë.
Ligji parashikon se tarifat gjyqësore përfundimtarë caktohen me një vendim të përbashkët mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Drejtësisë, të bazuara në propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. /abcnews.al/