Një ditë pas konstituimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor nis vendimarrjet e para për llogari të mbarëvajtjes së gjyqësorit në vend. Në mbledhjen e së premtës së KLGJ-së u vu në diskutim situata e krijuar në Gjykatën e Pukës, pas shkarkimit nga detyra të kreut të kësaj gjykate, Izet Kadana, nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
KLGJ-ja vendosi të transferojë përkohësisht gjyqtarin e Shkodrës, Besmir Stroka në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë. Sa i përket mbetjes pa kryetar të gjykatës, dispozitat ligjore në fuqi lejojnë që kompetencat e tij të ushtrohen nga zëvendëskryetari./abcnews.al