KLGJ kundër Ramës: Jo presione drejtësisë nga ekzekutivi

schedule15:02 - 12 Shkurt, 2025

schedule 15:02 - 12 Shkurt, 2025

Pas deklaratave të kryeministrit Rama ka reaguar edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Sipas tij, cdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit thuhet në reagim është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, Këshilli u bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cënojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!