Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shpërndarë në Twitter disa foto nga Aktiviteti i Prezantimit të Raportit të Monitorimit të KLP dhe KLGJ nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ndërsa përsërit edhe një herë qëndrimin e mbajtur më herët gjatë ditës.
Në postimin e saj, diplomatja amerikane shprehet se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani. Kim thekson se SHBA do të mbështesë fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë veprime të ashpra por të nevojshme.
“…për të zbatuar standardet dhe për të vijuar me përmirësimet në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet sa më shumë e vërtetë për të gjithë shqiptarët.
High Judicial Council & High Prosecutorial Council have overcome many obstacles so far. ?? strongly supports their efforts to take tough but necessary action, enforce standards, and continue to make improvements so that justice reform becomes more & more real for all Albanians. https://t.co/oyXjVu6sCP
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 23, 2021
Më herët gjatë ditës së sotme, Kim deklaroi se KLGJ e KLP kanë shumë punë përpara, por nuk janë vetëm si dhe shtoi se nëse prokurorët dhe gjyqtarët nuk janë sot të guximshëm kostot, do t’i paguajnë brezat e ardhshëm. s.b/abcnews.al/