Kledi Kadiu bën thirrje: “Izolohuni në shtëpi, ruani veten dhe të dashurit tuaj”

schedule12:30 - 11 Mars, 2020

schedule 12:30 - 11 Mars, 2020

Kledi Kadiu dhe familja e tij po qëndrojnë “të izoluar” në shtëpi. Në një video në instagram Kledi u bëri thirrje shqiptarëve që të mos përsërisin gabimin e Italisë.

Ai theksoi rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi si masë kyçe për të parandaluar koronavirusin.

“Gjithçka do të shkojë mirë edhe në Shqipëri ,izolohuni, ruani veten dhe të dashurit tuaj, u shpreh Kledi.

Së fundmi, kryeministri i Italisë e shpalli vendin si zonë të kuqe dhe u mor masa “qëndroj në shtëpi” për dy javë. Ky veprim pritet të ulë numrin e të prekurve me koronavirus, i cili për momentin ka shkuar në mbi 10,100 raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!