Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta u bë nënë nëntë muaj më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Krid.
Klea herë pas here publikon në rrjetet sociale momente të ndryshme me të birin. Mirëpo, përsa i përket portretit të plotë ka qenë shumë e rezervuar.
Së fundmi, teksa ka zbuluar se Krid është shumë i dhënë pas ushqimit, moderatorja ka treguar edhe disa tipare të tij.
Nga ajo që vihet re, dallohet që vogëlushi ka një ngjashmëri te sytë me të ëmën, ndërkohë nuk mbeten pas as tiparet e atit, Elgit Doda.
Kujtojmë që artistja i është rikthyer ekranit, tashmë është angazhuar prej disa muajsh me emisionin më “Këngë Moj”. /abcnews.al