Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Klea Huta ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë fansat e saj. Ajo ka zbuluar për “ABC e Mëngjesit” se do të rikthehet shumë shpejt në ekran me një emision të ri.
LEXO EDHE: “Kridi më ka bërë njeri më të mirë”, Klea Huta tregon kujt i ngjan i biri: Me Gitin duam edhe vajzë
Klea nuk ka dashur të zbulojë detaje, por “e ngacmuar” nga moderatori Alban Musa, ka treguar se emisioni do të trasmetohet në një televizion të madh dhe fokusin do ta ketë te historitë njerëzore.
“Do të kthehem në televizion shumë shpejt me një platformë shumë shpejt, që ende nuk e kam ndarë. Nuk janë ndarë akoma detajet, jemi në diskutim ende. Do të jetë logo e një ekrani të madh. Fokusi do të jetë te historitë njerëzore”, u shpreh Klea, duke mos ndarë më shumë surpriza./abcnews.al