Klauzolë largimi nga City? Guardiola i jep fund dilemave

schedule17:42 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 17:42 - 13 Dhjetor, 2019

Sot në mediat angleze doli lajmi se Pep Guardiola mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Manchester City. Times raportoi se ekziston një klauzolë në kontratën e trajnerit spanjoll (përfundon në vitin 2021) me kampionët e Anglisë që i lejon të mbyllë para kohe aventurën e “Cityzens”.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar vetë Guardiola. 48-vjeçari mohon në mënyrë kategorike një opsion të tillë gjatë konferencës për shtyp. “Jo, nuk është e vërtetë. Kam folur rreth qëllimeve të mia disa javë më parë“, është shprehur shkurt spanjolli, i cili shprehu disa ditë më parë së dëshiron të qëndrojë sa më gjatë tek ekipi aktual.

Emri i Pep Guardiolës u përfol për stolin e Juventusit verën e kaluar, teksa Bayern Munchen dëshiron ta rikthejë edhe një herë në Bundesligë, aty ku drejtoi klubin bavarez gjatë viteve 2013-2016. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!