Klasikja Tirana-Vllaznia, trajnerët zgjedhin titullarët!

schedule17:04 - 8 Nëntor, 2019

schedule 17:04 - 8 Nëntor, 2019

Dy trajnerët, Julian Ahmataj dhe Mirsad Jonuz, kanë zgjedhur lojtarët titullarë për sfidën Tirana-Vllaznia, që starton në orën 18:00. Ahmataj vazhdon të rreshtojë një Tiranë sulmuese, me Halilin, Cobinnah, Cale dhe Ngoo. Në mesfushë, do të luajë titullar lojtari i talentuar, Çelhaka. Imami është në qendër të mbrojtjes me Osmanin, ndërsa Vangjeli dhe Ismajlgeci nga krahët.

Te Vllaznia, ka shumë ndryshime nga humbja kundër Bylisit. Jonuz ka ulur në stol plot pesë lojtarë. Lekaj, Kruja, Walusimbi, Zogaj dhe Shtubina e kanë humbur vendin në formacion. Jonuz dukshëm nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e të tijve në sfidën kundër Bylist dhe sot ndaj Tiranës, ka rreshtuar thuajse një formacion të ri./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE
E premte, 8 nëntor 2019 (18:00)

TIRANA – VLLAZNIA

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Cobinnah, Cale, Ngoo. Trajner: J. Ahmataj

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: M. Jonuz

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!