KLASIKJA/ Formacionet: Egbo i beson eksperiencës, Jonuz bën disa ndryshime

schedule16:59 - 7 Shkurt, 2020

schedule 16:59 - 7 Shkurt, 2020

Klasikja shqiptare, mes Vllaznisë dhe Tiranës, do të nisë prej orës 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Dy trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe trajneri Mirsad Jonuz i ka zgjidhur dilemat për formacionin dhe hedh në fushë një skuadër të rreshtuar me modulin 4-4-1-1.

Rikthehet titullar Shtubina, i cili do të luajë pas sulmuesit Silvio Junior. Gurishta këtë herë do të luajë si mesfushor i djathtë, kurse në qendër Hygor e Ramadani. Në linjën e majtë pozicionohet Lika, kurse mbrojtja do të jetë ajo e ndeshjes së fundit.

Egbo ka bërë sërish ndryshime, teksa rikthen Hoxhallarin në krahun e majtë të prapavijës. Nigeriani i beson eksperiencës së tij para të riut Ismajlgeci. Pjesa tjetër e formacionit është ajo që luajti kundër Teutës në kryeqytet.

Vllazna: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Hygor, Lika, Shtubina, Silvio Junior. Trajner: Mirsad Jonuz

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torassa, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!