Klajdi Musabelliu tregon historinë e veçantë që qëndron pas këngës “Me Fat”

schedule11:01 - 13 Prill, 2021

schedule 11:01 - 13 Prill, 2021

Klajdi Musabelliu ishte i ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për projektin e tij më të fundit që mban titullin “Me fat”. Ai tregoi se pas titullit të kësaj kënge qëndron një histori e veçantë.

Sipas tij, gjithçka ka nisur pas raportit të veçantë që krijoi me qenin e komshiut Lucky. Artisti tha se kënga është krijuar në një periudhë të vështirë të jetës ndërsa tregoi se trishtimin që po përjetonte dëshironte ta kthente në një ndjenjë pozitive.

“Kur e kam krijuar këtë këngë nuk është se kam qenë shumë pozitiv, kam patur problemet e mia me familjen dhe pse në botën time nuk ka Covid, por kanë ata që më rrethojnë mua. Doja të shprehja trishtimin, melankolizmin. Thashë kësaj here do të dal nga vetja dhe do ta konvertoj në diçka pozitive.”, tha këngëtari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!