“Kjoft me Zotin”/ Përgjimet mes Ervis Martinajt, Behar Bajrit e biznesmenit Gjoka pas vrasjes së Gjin Ndojit

schedule11:21 - 5 Gusht, 2023

schedule 11:21 - 5 Gusht, 2023

Përgjimet në kuadër të operacionit Metamorfoza, dosjen hetimore të cilën ABC News e disponon, kanë hedhur dritë më një sërë ngjarjesh kriminale, ku të përfshirë janë emra të njohur të botës së krimit, bisnemenë apo edhe zyrtarë të drejtësisë.

Një prej krimeve të zbardhura është vrasja e Gjin Ndojit, ku në dosje thuhet se autori është Denis Brajoviq, me porosi të Ervis Martinajt.

Menjëherë pasi ka kryer krimin, Brajoviq ka komunikuar menjëherë me Behar Bajrin, dhe Ervis Martinajn, ndërsa ky i fundit ka informuar biznesmenin Gjoka.

Në këto përgjime del në pah edhe roli i shoferit të biznesmenit Gjoka, Edmond Preka.

Pjesë nga dosja hetimore:
Behari i kërkon që, të mbaj telefonin hapur dhe mos të dalë atje deri sa të kryejnë punë dhe beson që 99% për një orë do të kryejnë punë.
Edmondi i shprehet që, pa më thënë ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku tek ura. Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.
Edmondi shprehet që, “Zeqoja” 5 minuta vonon me dal te ura dhe ju gjen një shtëpi me nejt. Behari i kërkon që, kur ti marri “Zeqoja” tju gjej një vend të sigurt deri nesër mbrëma dhe vij i marrë unë.
Në orën 00.27 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. (Në këtë bashkëbisedim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga shtetasi Denis Brajoviq). Denisi i shkruan, hë vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë cel në shqip, tu dal jam, prit tvi.
Në orën 00.53 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan “jo, po vim”.
Në orën 01.33 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan duke i thënë që, për 40 minuta kryejnë punë 100%.

Edmondi shprehet duke i thënë, ishalla, don Zoti i madh.
Në orën 01.54 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit “para e kemi”.
Në orën 01.58 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan që, për 10 minuta, mos flej se po kryen dhe Edmondi i shprehet që, jo jo.
Në orën 02.02 shtetasi Behar Brajovig duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit, “kryvi”, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.

Në orën 02.03 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan,…kryvi, tash thuaj “Zeqos” që të jetë gati.
Edmondi shprehet, shyqyr dhe gati është, më thuaj, ti them kur të jenë afër. Behari i tregon që, ato janë në Bushat dhe te dali ai, afër urës janë.
Në orën 02.06 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, kryvi
Në orën 02.09 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmondi i tregon Beharit që, aty është “Zeqo” dhe e pyet nëse janë duke ardh bri malit, qe të futet pak me makinë.

Behari i tregon që, janë rrugës vjetër
Në orën 02.24 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që kry, tani presim atë tendin, atë që deshti al u krv, Gilnin deshti ai…
Pëllumbi shprehet…ok vella, kjoft me zotin, futja gjumit…

Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit që, u bënë bashkë dhe kur të shkojnë në shtëpi do të them.
Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, “hypem, u takum”. Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit, “në rregull vlla, po flej”

Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, “Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se me tha diçka

Në orën 02.45 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, a dha gje tv?

Në orën 02.54 deri në orën 03.11 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e CSFFC8 i identifikuar si Klodor Haka (ne kete bisedë janë te përftuara vetëm bisedat e shkruara nga Klodor Haka). Klodor Haka shkruan …ca po ban…….ah ku kena ken…….hiq tu fjet…….po nihena nesër……natën, të rujt zoti…./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!