Kjo vajzë u përjashtua nga shkolla për një arsye, provat mund t’i gjeni në këtë foto të vetme

schedule15:57 - 1 Tetor, 2022

schedule 15:57 - 1 Tetor, 2022

Të enjten e kaluar, Macy Edberly u përjashtua nga shkolla dhe u detyrua të kthehej në shtëpi. Por pse? Prova fshihet në një foto të vetme që duhet parë nga afër për të dalluar diçka absurde.  Pra, ka të bëjë thjeshtë me format trupore, të cilat bien në sy poshtë bluzës së gjatë.

Kjo ka bërë edhe motrën e Macy, Ericën të revoltohet dhe të jap një shpjegim shumë të gjatë.

“Unë duhet të mbroj familjen time dhe gratë që janë të degraduara dhe gjykohen çdo ditë në bazë të mënyrës sesi vishen.

Njerëzit pyesin veten pse ndihemi të pasigurt me trupin apo me rrobat tona … Me çfarë logjike jemi veshur në mënyrë të papërshtatshme apo provokuese kur nuk kemi veshur asgjë zbuluese?

A nuk duhet që shkollat ​​të pushojnë së gjykuari kot,  për atë se si vishemi dhe në vend të kësaj t’u mësojnë djemve se është e gabuar të “zhveshësh” një vajzë me sy apo edhe ta poshtërosh atë për atë që vesh? A nuk e kuptojnë se në këtë mënyrë po kontribuojnë në kulturën e përdhunimit?

Përfundimi është se vajzat nuk mund të shkojnë në shkollë me rroba të rehatshme që nuk lënë asgjë të ekspozuar, sepse mbikëqyrësit e tyre kanë frikë se djemtë e vegjël nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë hormonet e tyre !”, është shprehur ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!