Kjo kishë në formë këpuce prej qelqi është ndërtuar për një arsye të pazakontë

schedule16:21 - 19 Shtator, 2021

schedule 16:21 - 19 Shtator, 2021

Kur dëgjoni fjalën këpucë qelqi, patjetër që do të mendoni për një përrallë me princesha. Sidoqoftë, në Tajvan, imagjinata e atyre që ishin përgjegjës për krijimin e një ndërtese në formën e një këpuce qelqi shkoi shumë më tej. Bëhet fjalë për një kishë në formën e një këpuce.

Shoe

Ndërtesa është 17 metra e lartë, 12 metra e gjerë dhe përbëhet nga më shumë se 300 copë xhami blu, me një kosto të vlerësuar prej 686,000 dollarë. Pse u zgjodh ky dizajn? Mesa duket për të tërhequr më shumë gra. Sidoqoftë, kjo nuk përdoret për funksionet klasike të një kishe, por si një vend për fotografi para dasmës – një traditë popullore në vend.

Tourists take pictures in front of a shoe-shaped church in southern Chiayi on 11 January, 2016

Dashamirët e romancës dhe përrallave, me siguri e gjejnë idenë si zgjedhjen më të mirë për ditën më të bukur të jetës së tyre.

This 55-Foot-Tall Glass 'Church' In Taiwan Was Built To Attract Women

/abcnews.al