Kjo këngë e Dua Lipës është më e dëgjuara në botë

schedule22:20 - 7 Shtator, 2021

schedule 22:20 - 7 Shtator, 2021

Nuk kanë të ndalur sukseset për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Së fundmi, kënga e saj “Levitating”, është cilësuar si më e dëgjuara në botë.

Në këtë mënyrë, Dua ka thyer një rekord hitorik, duke u bërë artistja e parë femër e “Hot 100”, që qëndroi për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara.

Lajmin e bukur e ka dhënë faqja “The Chart”, dhe e ka ndarë në Instagram vetë këngëtarja.

“E pabesueshme! Mirënjohëse që e kam bërë këtë këngë me disa nga njerëzit e mi të të preferuar në planet, Clearence Coffe Jr., Sara Hudson, The Coz, por kjo këngë do të ishte një asgjë pa ju djema (fansat) Ju dua, faleminderit! 35 javë në top 10 këngët më të dëgjuara”, ka shkruar Dua e entuziazmuar./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)