Kjo është mënyra sesi mund t’i zbardhni rrobat që janë zverdhur, pa përdorur kimikate të forta!

schedule22:44 - 5 Shkurt, 2021

schedule 22:44 - 5 Shkurt, 2021

Të gjithë kemi në dollapin tonë rroba të bardha që i kemi blerë për t’i veshur në takime ose gjatë ditëve të verës, por me kalimin e kohës, ata kanë fituar një nuancë pak të verdhë. Nëse nuk dini sesi t’i ktheni në gjendjen e tyre filestare oa përdorur kimikate të forta si açe, lexoni më poshtë mënyrën natyrale sesi mund ta bëni.

Zhytini në ujë me lëng limoni

Lëngu i limonit është një zbardhues i shkëlqyer që mund t’u japë rrobave tuaja bardhësi dhe shkëlqim, dhe nuk rrezikoni t’i zbardhni më shumë sesa duhet. Përzieni gjysmë filxhani me lëng limoni në një legen me ujë të nxehtë. Llokoçiseni mirë dhe zhysni rrobat  në të për një orë apo edhe lërini gjatë natës.

Më pas nxirrini rrobat nga përzierja dhe futini në lavatriçe për t’i larë si përherë.

Lëngu i limonit mund të përdoret gjithashtu për të hequr njollat ​​e ndryshkut nga veshjet tuaja. Vendosni lëng limoni mbi njollën e ndryshkut dhe spërkatni pak krem ​​tartari mbi lëng. Fërkojeni solucionin mbi njollë dhe lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta. Njolla do të zhduket. Më pas lajeni normalisht./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!