Kjo është koha e duhur për të pirë kafe

schedule18:37 - 13 Janar, 2023

schedule 18:37 - 13 Janar, 2023

Shumë adhurues të kafes kënaqen me pijen e preferuar, duke mos u kujdesur për sasinë të cilën gjatë ditës e fusin në organizëm

Janë të njohura përfitimet e kafes dhe ajo është e lidhur me jetëgjatësinë, mëlçinë më të fortë dhe shanse më të vogla për sëmundje nga Alzhajmeri, Parkinsoni, pika në tru dhe kanceri i zorrës së trashë, shkruan “Johns Hopkins Medicine”.

Mirëpo, çdo gjë në jetë është e moderuar, po ashtu edhe pirja e kafes ka kufirin e vet nga ku shkon nga e mira te e keqja.

Sipas dietologut të regjistruar, Jordan Hill, kufiri i rekomanduar për marrjen e kafeinës është rreth 400 miligramë në ditë.

Megjithatë, Hill rekomandon 300 miligramë në ditë për të rriturit, veçanërisht ata që mund të jenë më të ndjeshëm ndaj efekteve anësore të kafeinës. Një filxhan i vogël kafeje ka pak më pak se 100 miligramë kafeinë në të, kështu që duhet të shmangni më shumë se katër kafe të tilla në ditë.

Kafeja nuk është e vetmja substancë që përmban kafeinë. Dhe shumë lloje çaji, pije të gazuara, pije energjike, suplemente, madje edhe çokollatë përmbajnë kafeinë.

– Secili prej këtyre ushqimeve ka sasi të ndryshme të kafeinës në to, kështu që nëse i konsumojmë gjatë ditës, mund të jetë shumë e lehtë të kalojmë atë rekomandim prej 300 miligramësh – paralajmëron Hill.

Çfarë ndodh nëse tejkalohet doza ditore prej 400 miligramësh?

Potenciali për efekte të shumta anësore janë dhimbja e kokës, pagjumësia, nervozizmi ose ankthi, rrahjet e shpejta të zemrës dhe dridhjet e muskujve. Konsumimi i tepërt afatgjatë mund të përkeqësojë këto efekte dhe ata që konsumojnë shumë kafeinë mund të përjetojnë presion të lartë të gjakut, probleme të vazhdueshme gastrointestinale dhe, në raste të rralla, vdekje.

Kafeina është teknikisht një ilaç, pra një stimulues. Kjo do të thotë se përshpejton sistemin nervor qendror dhe rrit nivelet e energjisë. Përthithet brenda 45 minutave nga konsumimi dhe mbetet në gjak nga 90 minuta deri në nëntë orë e gjysmë. Kjo varet gjithashtu nga sasia e ushqimit të konsumuar, pirja e duhanit (që përshpejton prishjen), shtatzëna dhe kontraceptivët oralë (që ngadalësojnë).

– Ne gjithashtu mund të ndërtojmë një tolerancë ndaj kafeinës, që thjesht do të thotë se ne kemi nevojë për më shumë kafeinë për të ndjerë të njëjtat efekte – paralajmëron Hill, duke treguar për efektet afatshkurtra si vigjilenca dhe rritja e produktivitetit:

– Ndoshta nevojitet më shumë kafeinë për t’i ndjerë këto gjëra, por në të njëjtën kohë, me rritjen e sasisë së kafeinës, rritet edhe rreziku i efekteve anësore.

Si të reduktoni marrjen e kafesë?

Hill rekomandon që fillimisht të kaloni nga kafeja me kafeinë në kafe pa kafeinë. Ose kalimi në çaj që ka më pak kafeinë se një filxhan kafe. Alternoni mes kafesë dhe ujit për të shuar etjen dhe nevojën për hidratim pa kërkuar një filxhan të ri kafeje.

Sa kafeinë mund të konsumojnë fëmijët?

Rekomandimi për fëmijët 11 vjeç e lart është zero kafeinë. Dhe për fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç, është më pak se 100 miligramë në ditë, thotë Hill. Dhe përsëri, nuk është vetëm kafeja – prindërit duhet të kenë kujdes për kafeinën në pije të gazuara, çokollatë, medikamente pa recetë, madje edhe ushqime me shije kafeje si akullorja dhe karamelet.

Shqetësimi më i madh me fëmijët dhe kafeinën është shqetësimi i gjumit.

– Marrja e kafeinës do të ndikojë në aftësinë e tyre për të mësuar të nesërmen, do të jenë të përgjumur, nuk do të jenë aq vigjilentë, gjë që do të pengojë zhvillimin e tyre të rregullt – thekson Hill.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!