Pavarësisht pandemisë, duket se kjo do të jetë fundjava ideale për plazh.
Siç bën me dije Meteoalb për abcnews.al, moti do të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta në të gjitha zonat bregdetare të vendit gjatë ditës së nesërme dhe të dielën.
Parashikohet që të ketë reshje vetëm pasditën e së shtunës dhe të dielës.
Çdo të premte, abcnews.al dhe meteoalb do të sjellin parashikimin e motit çdo fundjavë specifikisht për zonat bregdetare. /abcnews.al

