Amir Rrahmani e priste prej një kohe të gjatë të niste një ndeshje si titullar me Napolin. Gennaro Gattuso e aktivizoi nga fillimi më në fund në ndeshjen e djeshme përballë Udineses në transfertë, sfidë që e fitoi 1-2.
Gjithsesi, ndeshja e kapitenit të Kosovës zgjati vetëm një pjesë. Rrahmani kreu një gafë te goli i vendasve dhe trajneri Gattuso e la në stol në pushim të ndeshjes. Vendimi i kalabrezit nuk është pritur aspak mirë në Kosovë.
???? Wow. Amir Rrahmani has been subbed by Gattuso.
Is this what a good coach does?
Not playing one of the most promising defenders of #SerieA for a whole season and then take him off because of one error?Wow! #UdineseNapoli pic.twitter.com/LqBrTBQDOs
— Kosovan Football ?? | ? (@kosovanfooty_EN) January 10, 2021
Me anë të një postimi në Twitter, faqja Kosovan Football nuk i ka kursyer thumbimet ndaj Gattusos. “Amir Rrahmani u zëvendësua nga Gattuso. Kjo është ajo që duhet të bëjë një trajner i mirë?
Nuk e aktivizon gjatë gjithë sezonit një prej mbrojtësve më premtues të Serie A dhe e nxjerr menjëherë nga loja pas një gafe? Wow“, lexohet në postimin e dardanëve. /abcnews.al