Kampioni turk i notit Kemal Gürdal dhe miku i tij parukier Serhat Sen kanë rënë pre e vjedhjeve nga bandat kriminale në ishullin luksoz të Greqisë.
Dy miqtë e ngushtë kishin shkuar për pushime në Myknos për të shijuar detin dhe perëndimet spektakolare në ishullin e famshëm grek.
Por gëzimi i tyre nuk zgjati për shumë, kur persona të panjohur hynë në dhomën e kompleksit ku ata qendronin dhe i vodhën rroba, bizhuteri floriri dhe para cash me një vlerë totale rreth 70 mijë euro.
Protothema.gr raporton se anëtarët e bandës famëkeqe hynë në dhomat e dy miqve të shtunën e kaluar pas orës 2 të pasdites teksa dy turistët turq kishin shkuar në plazhin e ishullit, shkruan abcnews.al.
Kur u kthyen nga plazhi ata u përballën me një skenë kaotike, me dhomën që ishte bërë e tëra rrëmujë nga hajdutët, të cilët kishin marrë fjalë për fjalë gjithçka, duk filluar nga të brendshmet, bluzat, rrobat e banjës, këmisha dhe pantallonat, deri te bizhuteritë dhe para cash.
Kampioni turk i notit Kemal Gürdal, i cili ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, ka thënë në polici se hajdutët kanë marrë 7.500 euro cash, 3000 dollarë cash dhe bizhuteri floriri, dhe rroba me vlerë totale 70.315 euro.
Sipas policisë, autorët kanë hyrë në banesën e tyre nga dera e ballkonit duke përdorur një objekt të mprehtë, ndoshta një kaçavidë./abcnews.al/