Një shqiptar është gjetur i groposur në një plazh në Kalamata të Greqisë.
Mediet vendase bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket një 31-vjeçari me origjinë shqiptare. Trupi i pajetë u gjet nga policia greke ditën e djeshme 7 nëntor, ndërsa mësohet se ka plagë të rënda në kokë.
Dyshohet se i riu, shkonte në këtë zonë për të punuar si punëtor sezonal. Ndërkohë ende pritet rezultati përfundimtar nga ekspertiza mjeko-ligjore lidhur me vdekjen e 31 vjeçarit. Aktualisht ngjarja po hetohet si vrasje e mundshme.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes. Pistat kryesore që po heton policia janë vrasja dhe vetërvrasja.
/abcnews.al/


