Kishte mbushur shtëpinë me armë, arrestohet 50-vjeçari te “Liqeni”, e pëson dhe djali i tij

schedule10:01 - 4 Mars, 2022

schedule 10:01 - 4 Mars, 2022

Një operacioni i koduar “Liqeni” ka çuar pas hekurave 50-vjeçarin me iniciale N.Xh. Policia njofto se pas marrjes së informacionit në rrugë operative ka organizuar një operacion për kontroll në banesën e tij në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në afërsi të liqenit.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak.

Në hetim në gjendje të lirë është vënë edhe djali i tij 16-vjeçar. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 pushkë sportive dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, procedohet penalisht djali i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Liqeni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– N. Xh., 50 vjeç, banues në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në afërsi të liqenit, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht dhe djali i tij, shtetasi A. Xh., 16 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Xh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!