Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kishte kamerën në dorë, dhëndri filmon rastësisht vjehrrën duke rënë për vdekje nga shkëmbi

schedule16:10 - 5 Gusht, 2021

schedule 16:10 - 5 Gusht, 2021

Një alpinist në Turqi ka filmuar pa dashje momentin kur vjehrra e tij 71-vjeçare bie nga një shkëmb në 70 metra lartësi. Ngjarja ndodhi në sy të familjarëve të saj  ndërsa për fat të keq e moshuara nuk mundi që të mbijetojë.

Kadir Sahiner ishte duke filmuar panoramën që kishte përballë, ndërsa familjarët e tjerë ecnin nëpër pyjet afër fshatit të  Tepekov-it në provincën Artvin kur ndodhi ngjarja e rëndë.



Ndërsa filmonte pamjen, në një moment Kadir pa vjehrrën e tij Pumpul Karademir t’i afrohej skajit dhe të rrëzohej pasi humbi ekuilibrin. Në një moment ajo pengohet në një shkëmb e më pas duken vetëm këmbët e saj në ajër ndërsa ajo rrëzohet drejt fatit të saj tragjik.

Policia dhe mjekët arritën që ta gjenin trupin e të moshuarës pas një ore kërkimesh. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!