“Kishte ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare”, rrëfehet Rozana Radi

schedule13:19 - 18 Shtator, 2020

schedule 13:19 - 18 Shtator, 2020

Rozana Radi është një nga personazhet shqiptar më aktiv në rrjetet sociale.

Së fundmi, në një postim në Instagram ajo ka zbuluar se ia ka dalë të përballet me vështirësi nga më të ndryshmet në jetë, por asnjëherë nuk i ka zgjatur dorën askujt.

Rozana ka kujtuar humbjen e babait dhe të nënës së saj, duke u shprehur se frika e vdekjes e ndjek kudo.

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre, frika e vdekjes më ndjek ngado.

Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë ti shijoj disa “gazetarë”, shkuar dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj.

Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare, por ja kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ja zgjatur dorën askujt”, ka shkruar Radi, duke emocionuar shumë njerëz, që e ndjekin me shumë kureshtje. l.k/abcnews.al

View this post on Instagram

Meditim ! ®️

A post shared by 🆁🅾🆉🅰🅽🅰 🆁🅰🅳🅸 🥀 (@rozana_radi) on