Kishte disa ditë i larguar nga banesa, gjendet një person i pajetë te Liqeni Artificial

schedule08:52 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 08:52 - 17 Dhjetor, 2019

Policia njofton se  në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur i pajetë një person i moshës 57 vjec në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Personi vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte ditë që ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

“Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se është vetembytur”- thotë policia në informacionin paraprak te dhënë për këtë ngjarje.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00 në Liqenin Artificial, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!