Ndonëse ka bërë të njëjtën gjë për më shumë se tre 10-vjeçarë, një çift mori gjobë për parkim të paligjshëm para shtëpisë së tyre.
Ed dhe Judy Craine, të cilët kanë jetuar saktësisht në të njëjtën shtëpi për 36 vitet e fundit, kur u shpërngulën në San Francisco, “morën” një gjobë të madhe për parkim të paligjshëm në shumën 1500 dollarë.
Që atëherë, çifti kanë bërë të njëjtën gjë deri më sot, gjë që duket krejtësisht normale dhe e ligjshme, duke parkuar makinën e tyre në rrugën private që të çon në shtëpinë e tyre.
Craines ishin në kundërshtim me një akt nënligjor komunal të zbatueshëm për zonën e caktuar ku ata jetojnë, sipas të cilit njeriu nuk mund të parkojë makinën në rrugën e tij private.
Ata në fillim menduan se ishte një gabim pasi nuk mund të besonin se një veprim që kishin bërë çdo ditë për kaq shumë vite tani mund të rezultonte në një gjobë.
Një gjobë që rritet me rreth 240 euro çdo ditë nëse çifti vazhdon të përdorë oborrin pas datës së njoftimit të gjobës fillestare.
Pasi kanë kontaktuar me bashkinë për absurditetin e kësaj gjëje, Craines janë informuar se nëse mund të japin një lloj prove historike se vendi specifik është përdorur edhe si parking në të kaluarën.
Ndonëse gjetën foto të para Luftës së Dytë Botërore që e vërtetojnë këtë, autoritetet e qytetit nuk ishin të kënaqur pasi cilësia shumë e ulët e fotove nuk i la të dallonin nëse ajo që shihnin ishte një automjet, një karrocë apo diçka tjetër.
Përfundimisht, këshilli i qytetit vendosi të anulojë gjobën për sa kohë që Craines ndaluan parkimin e makinës së tyre para shtëpisë së tyre, të paktën derisa të vendosnin një strukturë për ta mbuluar atë./abcnews.al