Kishin pëlqim në “Friends”, Jennifer Aniston dhe David tregojnë pse nuk u lidhën në jetën reale

schedule19:00 - 27 Maj, 2021

schedule 19:00 - 27 Maj, 2021

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer ishin shumë afër për të qenë Rachel dhe Ross në jetën reale, por thjesht nuk ishte koha e duhur, shkruan TMZ.

Dyshja kanë zbuluar gjatë episodit special “Friends: The Reunion” se ata kishin shumë pëlqim për njëri-tjetrin.

David, në veçanti tha se kishte një pëlqim të madh ndaj Jennifer gjatë sezonit të parë.

Ai tha: “Në një moment, ne të dy po pëlqeheshim shumë me njëri-tjetrin, por ishte si dy anije që kalonin (natën) sepse njëri prej nesh ishte gjithmonë në një lidhje”.

Davidi shtoi se ata kurrë nuk e kaluan vijën sepse e respektuan atë.

Ndërsa Jennifer tregoi se i kujtohet se i kishte thënë Davidit: “Do të jetë një pengesë e tillë nëse hera e parë që unë dhe ti në të vërtetë puthemi është në televizionin kombëtar!” Sigurisht, hera e parë që u puthëm ishte në atë kafene “.

Gjithashtu të ftuar të tjerë rikthimin e “Friends” janë David Beckham, Justin Bieber, Elliott Gould, Maggie Wheeler, Tom Selleck dhe Reese Witherspoon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!