Kisha Ortodokse: Kosova është Serbi, Vuçiç: Të mos jetojme në ëndrra

schedule23:26 - 17 Maj, 2019

schedule 23:26 - 17 Maj, 2019

Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Kosovës, duke e cilësuar atë pjesë të pandashme të Serbisë. Por presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se pavarësisht dëshirave, pala serbe duhet të shohë realitetin dhe të mos jetojë në ëndrra.

Kjo paraqitje para Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe nuk e ka ndihmuar shumë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Patriarku serb Irinej kishte thënë se është mbresëlënëse energjia e presidentit dhe se ka mbështetje. Por, në një njoftim për shtyp konkluzioni I Kishës është se Kosova është Serbi dhe nuk ndryshon qëndrim për të dhe është kundër ndarjes. Kisha ka mirtuar njëzërit këtë vendim pavarësisht mirëkuptimit për gjetjen e një zgjidhjeje të kompromisit. Presidenti Vucic, ndërkohë ka vazhduar me aktivitet e tij. Ka thënë se një qëndrim i tillë i kishës megjithatë është pritur. Por, ka thënë se ka shkuar para klerëve pasi është i përgjegjshëm. Mendimin e tyre do ta respektoj, por thotë se duhet qenë real.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Unë e di se kundër çfarë gjërash janë të gjithë në këtë shtet, por përveç se jam sulmuar, nga askush nuk kam dëgjuar se për çfarë janë dhe që kjo të ketë lidhje me realitetin. Më thonë se Kaçaniku qenka zemra e Serbisë, por atje nuk mund të hapim asnjë institucion serb dhe as të shkojmë”.

Vucic ka thënë se do të thotë realitetin për Kosovën dhe se mund të mbrojë vetëm atë është në dorë të serbëve. Por, jo të coj në luftë fëmijët e huaj.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Ne flasim sikur do të bindim shqiptarët të pranojnë autonomi brenda Serbisë. Këtë kur e dëgjoj them më gjeni një shqiptar në territorin e Kosovës dhe Metohisë që të pajtohet me këtë, një dhe jo një milion e gjysmë shqiptarë dhe unë do të them në rregull. Ne me sa duket kemi qejf të jetojmë në ëndrra”.

Kuvendi i Serbisë ka ftuar seancë për Kosovën pas dhjetë ditësh ku pritet që të marrë pjesë i tërë kreu shtetëror. Presidenti serb pretendon se idenë e tij nuk e ka mbështetur askush, kurse opozita thotë se Vucic nuk ka shpalosur asnjë ide për zgjidhjen e problemit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!