“Kisha frikë se mos refuzohesha”, Mendes pranon se ka qenë i dashuruar me Cabellon prej vitesh

schedule21:02 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 21:02 - 4 Dhjetor, 2020

Shawn Mendes ka zbuluar se e ka dashur Camila Cabellon shumë vite para se ata të nisnin lidhjen. Në një intervistë për “Access Hollywood”, këngëtari pranoi hapur ndjenjat e tij për ish këngëtaren e Fifth Harmony.

“Duhet shumë guxim t’i thuash gruas që e do, që e dashuron. Kisha frikë për pesë vite se mos refuzohesha prej saj, gjë që më ndaloi ta bëja këtë ose thjesht nuk kisha besim.  Mendoj se u desh shumë kohë për t’u përgatitur. Dua të them, gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare më në fund isha në gjendje t’i tregoja asaj se si ndihesha.“, u shpreh këngëtari.

shawn mendes camilla cabello

Mendes dhe Cabello nisën romancën e dashurisë në Korrik të 2019, pas një miqësie prej 2014-ës. Këngëtari ka folur hapur për raportin e tij me autoren e hitit “Havana” në dokumentarin e tij, ku pranon se ‘çdo këngë që ka shkruar’ kanë qenë dedikim për bukuroshen kubaneze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!