Ermal Meta është këngëtari shqiptar që prej disa vitesh po shijon majat e suksesit në Itali.
Ai nuk nguron që herë pas here të jetë më afër publikut jo vetëm me këngët që lancon, por edhe përmes nismave të ndryshme si për shembull, ajo e Corriere della Sera.
Së fundmi, Ermali ka dhënë edhe një intervistë lidhur me këtë nismë, ku nuk kanë munguar pyetjet e shumëllojshme.
Ndër të tjera, artisti u shpreh: “Ka ende shumë për të bërë për të drejtat civile, disa personazhe kanë thënë shumë gjëra. Pse nuk e kam idenë. Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën”.
Në shtator, ai mbajti një koncert në stadiumin e Tiranës dhe është pyetur se çfarë efekti ka vendi i tij i lindjes duke u kthyer pas në të shkuarën.
“Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë “kazino” thoshim “Amerikë”. Kështu tha edhe gjyshja ime, burrin e morën kur ai ishte 30 vjeç dhe ajo ishte 24. Para se të vija në Itali, as nuk e dija se çfarë do të thoshte të shikoje jashtë. Mendoja për Italinë dhe mendoja boshllëkun. Kështu kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë”.l.k/abcnews.al