“Kinë-Rusi, aksi që trazon rendin botëror”, Demiraj: Po sfidojnë interesat ekonomike të SHBA

schedule08:48 - 5 Prill, 2024

schedule 08:48 - 5 Prill, 2024

Në një intervistë në “ABC e mëngjesit”, Dritan Demiraj foli për luftën në Ukrainë dhe situatën e krijuar me NATO-n.

Ai theksoi se nga ky konflikt Rusia ka humbur shumë, ndërsa sipas tij Ukraina ka treguar një fuqi të jashtëzakonshme.

“Aleanca është konsoliduar, po krijohet një aks që do ta sfidojë rendin botëror, Rusi-Kinë-Kore e Veriut dhe Iran. Pra tashmë janë bashkuar dhe sfidojnë rajonin indo paqësor në mënyrë të padiskutueshme”, shpjegoi ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Demiraj shtoi se Federata Ruse dhe Kina po sfidon hapur interesat ekonomike të SHBA.

“SHBA-të janë prej 3-4 vitesh në një luftë të hapur, teknologjike, informative si edhe ekonomike. Për arsye se rritja ekonomike e Kinës, dhe një shtet i fuqishëm ekonomik krijon një sfidë, dhe krijimi i kësaj Aleanca kanë prishur balanca dhe po sfidojnë haptazi interesat kombëtare të SHBA-ve. Biden ka qenë më i vendosur në raport me të gjithë presidentët e tjerë për të ngadalësuar rritjen ushtarake të Kinës”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!