Kina tregon forcën e saj ushtarake në Paqësor dhe detin Jugor

schedule14:31 - 25 Mars, 2018

schedule 14:31 - 25 Mars, 2018

Kina ka zhvilluar stërvitje ushtarake në Detin Jugor dhe në Paqësor. Gjithashtu ka vendosur bombarduesit e saj në disa pozicione që i konsideron kyçe për betejat luftarake në rajon.

Regjimi komunist I Kinës tregon forcën. Pekini ka dërguar avionë luftarakë në Detin e Kinës Jugore dhe Paqësorin Perëndimor për stërvitjet e gatishmërisë luftarake. Kjo është njoftuar nga forcat ajrore të Kinës dhe vjen pak ditë pasi ushtria amerikane ushtroi “lirinë e saj të lundrimit” në ujërat e diskutueshme. Forca Ajrore Kineze ka vendosur bombarduesit e saj H-6K, Su-30 dhe Su-35 në disa zona që konsiderohen teatro lufte të mundshëm në rajon. Gjithashtu ka dërguar avionë në zonën e ngushticës Miyako, një hyrje strategjike në Paqësorin Perëndimor që qëndron afër Japonisë.

“Ushtrimet e Forcave Ajrore janë provë për luftërat e ardhshme dhe përgatitja më e drejtpërdrejtë për beteja”, tha të dielën zëdhënësi i Forcave Ajrore të Kinës Shen Jinke. Ai nuk saktësoi se kur u zhvilluan ushtrimet, por theksoi se fuqia ajrore mbetet “një forcë e rëndësishme për menaxhimin dhe kontrollin e krizave, që përmbajnë luftë dhe beteja fitimtare”.

Lajmi i stërvitjeve vjen vetëm një ditë pasi një nëndetëse amerikane mbërriti në arkipelagun e Ishujve Spratly, në Detin e Kinës Jugore. Pavarësisht se Uashingtoni nuk ka pretendime apo aspirata në Detin e Kinës Jugore të pasur me burime, marina amerikane kryen operacione të shpeshta në zonë. Kina ka dënuar në mënyrë të përsëritur inkursione të tilla që i shikon si kërcënim për interesat territoriale të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!