Kina ka testuar fshurazi një raketë supersonike me aftësi bërthamore, raporton Financial Times. Raketa e lëshuar nga ushtria kineze fluturoi nëpër hapësirë me orbitë të ulët në Gusht, konfirmuan burime për gazetën. Megjithëse raketa humbi objektivin e saj për rreth 10 kilometra, testi demonstroi përparimin e Kinës në zhvillimin e armëve supersonike.
“Testi tregoi se Kina kishte bërë përparim mahnitës në armët supersonike dhe ishte shumë më i avancuar nga sa kuptuan zyrtarët amerikanë,” thanë burimet. Kina ka zhvilluar në mënyrë agresive këtë teknologji, të cilën e sheh si vendimtare për t’u mbrojtur kundër përparimeve të SHBA-së në teknologjitë supersonike dhe të tjera.
Së bashku me Kinën, SHBA-të, Rusinë dhe të paktën pesë vende të tjera po punojnë në teknologjinë supersonike. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut tha se kishte testuar një raketë supersonike të sapo zhvilluar. /abcnews.al