Kina reagon ndaj pjesëmarrjes së Zelensky në G7: Kriza në Ukrainë duhet të zgjidhet përmes dialogut

schedule12:49 - 22 Maj, 2023

schedule 12:49 - 22 Maj, 2023

Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se kriza në Ukrainë duhet të zgjidhet përmes dialogut, pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu bashkua udhëheqësve të demokracive të mëdha të shtunën në një samit në Japoni.

“Ne kemi vërejtur se Presidenti Zelensky mori pjesë në samitin e G7 . Qëndrimi i Kinës për krizën në Ukrainë është konsistent. Ne gjithmonë besojmë se kriza duhet të zgjidhet politikisht përmes dialogut dhe konsultimit”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning në një konferencë, shkruan CNN.

Mao shtoi se Kina shpreson se vendet, veçanërisht vendet anëtare të G7, mund të punojnë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për të luajtur një “rol konstruktiv në promovimin e zgjidhjes politike të krizës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!