“Kina po përgatitet për të sfiduar SHBA”, Meçollari: Ka si objektiv të marrë Tajvanin

schedule21:07 - 28 Shkurt, 2023

schedule 21:07 - 28 Shkurt, 2023

TIRANË- Kapiteni Artur Meçollari në studion e “Lufta dhe Paqja” në AbcNews tha se Kina po punon për të forcuar kapacitetet e saj të forcës detare.

Ai tha se synimet e Kinës janë që të marrë Tajvanin, dhe se po përgatitet për këtë plan, ndërsa mund të veprojë kur të jetë e bindur për marrjen e tij.

“Kina është duke forcuar kapacitete në forcën detare. Lufta në det varet shumë nga teknologjia se nga ajo në  tokë, por ka dhe dobësi të saj, të cilat kanë nevojë  për trajnime. Kina ka për objektiv për të marrë Tajvanin në një mënyrë ose në tjetër, kjo nuk diskutohet. Fati i Ukrainës në njëfarë mënyrë do të përcaktojë  dhe veprimet e Kinës në Tajvan”, tha ai.

Sipas kapitenit, Kina e shikon Tajvanin si nyje deçizive të saj në arenë ndërkombëtare dhe si e tillë do të luftojë apo do ndërhyjë për ta marrë në momentin, kur mendon se mund të arrijë një sukses të tillë.

Kina nuk është gati për të sfiduar sot, por Kina po përgatitet për të sfiduar SHBA.  Tajvani është hapi I parë, por Tajvani është pika deçizive për të ardhmen e Kinës në arenë botërore, është si Kievi për Rusinë. Ajo do të veprojë në Tajvan kur ta ketë të sigurt se mund ta marrë”, shtoi ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!